Aktualitet

Mbi 14 video në Youtube! I qëlloi Berishës me grusht, Shehu recitonte kundër sistemit dhe fenomeneve

Ai postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.

7 Dhjetor 2022, 20:26 Nga A.B
Mbi 14 video në Youtube! I qëlloi Berishës me grusht, Shehu
Gert Shehu

TIRANË- Gert Shehu, i cili i qëlloi me grusht një ditë më parë kryedemokratin Sali Berisha kishte kanal në Youtube. Kanali i tij kishte emrin, eva7196. Ai postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.

Në videot e publikuara, 31-vjeçari i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Berishës kishte vargje edhe për fenë. Në recitimet e tij nuk mungojnë as patronazhistët. 

'Pat ardh pensioni mos rri si barboni. Na ndihmoni, mos bëni ça doni që navigon, sa të doni. Mos shani sa të doni se aty vihet mikrofoni...”- thotë ai në një video.

‘Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues...”- vijon ai në videon e radhës.

E ke me kusht, po ishte ngushtë bëhu grusht...”- thuhet në një tjetër video

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll