Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelajt/ Policia kontrolle BLIC në banesën ku u fshehën vëllezërit Kusi, gjendet një kallashnikov

6 Shtator 2019, 06:29 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelajt/ Policia kontrolle BLIC në banesën ku u

Tiranë- Për vrasjen e Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerëve, policia ka bërë mëngjesin e sotëm kontrolle në banesat e vëllezërve Kusi që ndodhen fshatin Allgjatë në zonën e Vorës.

Mësohet se gjatë kontrollit uniformat blu kanë gjetur armë në një banesat. Në banesën e familjes Kusi, e cila ndodhet në pronësinë e xhaxhait të dy autorëve është gjetur një kallashnikov. Kjo armë nuk është ajo që dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi kanë përdorur për të vrarë 26-vjeçarin.  Dyshohet se kjo banesë është përdorur edhe nga autorët për t’u fshehur pas krimit të rëndë dhe më pas janë larguar jashtë vendit.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës të Bujar Kusit, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal. Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar Bujar Kusi, 54 vjeç, Edmond Sulën, 43 vjeç, Ferdinand Bakallin 41 vjeç dhe Luan Çakën 36 vjeç, për të cilët Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane albano kusi griseldo kusi indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll