Aktualitet

Evazion fiskal por jo korrupsion, çfarë gjeti SPAK në kompjuterin e Klodian Zotos

Materialet e siguruara nga SPAK konfirmojnë se e gjithë skema ka të bëjë më evazionin fiskal dhe jo me korrupsion të funksionarëve shtetërore, siç pretendon opozita.

7 Dhjetor 2022, 17:35 Nga k.m.
Evazion fiskal por jo korrupsion, çfarë gjeti SPAK në
Foto ilustruese

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar të dhëna nga tre kompjuterat dhe telefoni i sekuestruar i Klodian Zotos për dosjen e hetimit të inceneratorit të Elbasanit. Nga materialet e siguruara nga këto pajisje ka rezultuar se nuk është gjetur asnjë e dhënë që të provojë akuzën e korrupsionit ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht është në burg. Materialet e siguruara nga SPAK konfirmojnë se e gjithë skema ka të bëjë më evazionin fiskal dhe jo me korrupsion të funksionarëve shtetërore, siç pretendon opozita.

"Nga verifikimi i llogarive bankare të shoqërisë "Albtek Energy sh.p.k" që gjendet në dosje rezulton se nuk ka likujdime. Për sa trajtova më sipër, përgjigjia e pyetjes së 12 është: 2.12. Vlera totale e faturave tatimore me blerës shoqërinë "Albtek Energy sh.p.k" dhe shitës shoqërinë "RB General Servicës" sh.p.k që bëjnë fjalë për punimet e ndërtimit në impiantin e trajtimit të mbetjeve Elbasan është 51.768.000, ndërsa vlera totale e shumave monetare që janë paguar për shlyerjen e këtyrave nga shoqëria "Albtek Energy" është 0 lekë,"-shkruhet në një prej dokumentave. 

Mes materialeve të gjetura në pajisjet e Klodian Zotos janë edhe llogaritë dhe transfertat e parave të shoqërisë Albtek. Dokumentat tregojnë se paratë vetëm janë xhiruar nga koncesionari te nënkontraktorët e tij dhe më pas nga nënkontraktorët sërish në llogaritë e koncesionarit dhe jo, tek ish-ministri Lefter Koka.

Të njëjtat dokumente provojnë tek SPAK se më 30 maj 2016 rezulton se kompania Bellart Inert ka kryer një kthim pagese prej gati 2.5 mln lekësh që kishte marrë më herët nga kompania Albtek. Materialet e siguruar nga Top Neës sugjerojnë se skema është përdorur për të shmangur taksat dhe jo për të devijuar fondet e ndërtimit të inceneratorit.

Në këtë përfundim ka arritur edhe eksperti ekonomik i SPAK, Ismail Lleshi...

Ekspertiza e tij arrin në përfundimin se paratë e xhiruara ndërmjet llogarive janë shpenzuar si investim dhe se ky investim ka rezultuar 22 mijë euro më shumë nga sa shteti ka paguar. Po ashtu, rezulton se nënkontraktorët e Albtek që janë përfshirë në skemën e evazionit fiskal janë dënur më parë nga Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit. 

klodian zoto lefter koka

Sondazh

Poll