Aktualitet

Plagoset rëndë në vendin e punës polici bashkiak, Policia fsheh ngjarjen

Ngjarja ka ndodhur në Papër, gjatë punës për gërryerjen e lumit Shkumbin, ku punëtori Ardian Salla është përplasur nga fadroma e kompanisë.

7 Dhjetor 2022, 16:38 Nga k.m.
Plagoset rëndë në vendin e punës polici bashkiak, Policia
Foto ilustruese

ELBASAN- Një person është plagosur aksidentalisht në vendin e punës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Papër, gjatë punës për gërryerjen e lumit Shkumbin, ku punëtori Ardian Salla është përplasur nga fadroma e kompanisë për të cilën punonte, duke marrë plagë të rënda.

Salla, që sipas "Euronews" është i pasiguruar nga firma, është edhe punonjës i policisë bashkiake në Cërrik. Mirëpo edhe pas aksidentit të tij, Policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen për mediat edhe pse kane kaluar 6 ditë.

Ndërkohë që punëtori ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i traumës në Tiranë.

ardian salla paper

Sondazh

Poll