Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ngre Komision Hetimor për shqiptarët, dyshime për Edi Ramën: Interesohet për largimin e shqiptarëve, apo...?
Ata hetuan disa hipoteza, duke përfshirë se shqiptarët po shfrytëzojnë 'Aktin e Skllavërisë Moderne', një ligj i 2015 në Mbretërinë e Bashkuar që synon të ndihmojë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
BRITANI E MADHE- Komisioni i Punëve të Brendshme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar kërkoi përgjigje kurën nga disa ekspertë, zyrtarë qeveritarë dhe ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, se pse ka pasur një rritje të kalimeve të kanaleve nga shtetasit shqiptarë gjatë muajve të fundit. Ata hetuan disa hipoteza, duke përfshirë se shqiptarët po shfrytëzojnë 'Aktin e Skllavërisë Moderne', një ligj i 2015 në Mbretërinë e Bashkuar që synon të ndihmojë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Esme Madill, një avokate në Qendrën Juridike Islington, u tha parlamentarëve se disa nga klientët e saj kishin qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kishin kërkuar ndihmë pasi kishin kaluar muaj në "shtëpi kanabisi". Ajo tha se ndërsa emigracioni mund të nisë për çështje ekonomike në Shqipëri, si nevoja për të paguar shuma të majme për kujdesin shëndetësor, e mund të përfundojë në skllavëri, e nga borxhi detyrohen të punojnë me grupet e krimit të organizuar.
Dr.Andi Hoxhaj, lektor në Kolegjin Universitar në Londër, vuri në dukje dështimin sistematik të autoriteteve shqiptare për të trajtuar dhunën në familje, duke vënë në dukje një numër të madh rastesh të grave të dhunuara që vrasin burrat e tyre abuzues. Ndërkohë, Dr Peter Walsh, një studiues në Observatorin e Migracionit të Oksfordit, nënvizoi se rreth 57% e kërkesave për azil ishin të suksesshme, veçanërisht për gratë dhe të miturit. Walsh theksoi gjithashtu se autoriteteve të azilit u nevojiten mesatarisht rreth 16.7 muaj për t'iu përgjigjur një kërkese për azil dhe se disa shtete anëtare të BE thjesht i kishin mbyllur derën shqiptarëve duke mos miratuar më kërkesa për azil të paraqitura tek ata.
Nga ana tjetër, ambasadori Qirko refuzoi ta pranonte këtë fakr, duke shtuar se ata që kërkuan azil si shqiptarë mund të mos ishin të gjithë nga Shqipëria. Ndërsa i pyetur se pse rreth 35 për qind e 44,000 emigrantëve që kaluan Kanalin këtë vit duke përdorur varka ishin shqiptarë, ai tha se kjo shifër nuk i ishte komunikuar zyrtarisht nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
"Ne nuk e kemi këtë informacion,"-i tha Qirko Dame Diana Johnson, kryetare e Komitetit të Çështjeve të Brendshme.
“Nuk e dimë nëse janë shqiptarë nga Shqipëria apo vende të tjera apo nëse janë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera të BE-së”,* shtoi ai.
Qirko tha se përgjigja për emigracionin ilegal është emigrimi legal dhe hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria po vuan “ikjen e trurit” nga emigracioni.
Tim Loughton, një deputet konservator e pyeti Qirkon nëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama interesohej vërtet për emigracionin masiv të njerëzve që përndryshe do të kontribuonin në ekonominë shqiptare. Qirko fajësoi diktaturën e epokës komuniste që u shemb tre dekada më parë si arsyen pse kaq shumë shqiptarë vazhdojnë të emigrojnë.
“Është një karakteristikë e botës demokratike,” tha Qirko.
"Për të njëjtën arsye italianët po vijnë këtu, gjermanët po vijnë këtu dhe britanikët po shkojnë në Australi."
Marrë dhe përkthyer nga balkaninsight.com
Sondazh
Me kë u shoqërua? Prokuroria kërkon sekuestrimin e pamjeve filmike për Gert Shehun
Sulmi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Gert Shehun, 31-vjeçarin i cili goditi me grusht kryedemokratin Sali Berish&e...
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, Gjykata e Lartë kthen në “arrest shtepie” biznesmenin Helidon Gjikoka
Helidon Gjikoka TIRANË-Gjykata e Lartë, ka urdhëruar Policinë e Vlorës të arrestojë dhe mbajë në masën e ...
Plagoset rëndë në vendin e punës polici bashkiak, Policia fsheh ngjarjen
Foto ilustruese ELBASAN- Një person është plagosur aksidentalisht në vendin e punës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Pa...
Në Shkodër, “vidhen” romët! Për 24 familje u shpenzuan 713 milionë lekë, shtëpitë-kontejnerë nuk funksionojnë
Dy vite me parë, qeveria shqiptare me një bashkëfinancim me bashkinë Shkodër, 75 me 25%, nisën financimin për një proj...
Abuzim me rimbursimin e ilaçeve/ Mjekëve u vendoset limit për recetat, përndryshe gjobiten
Foto ilustruese Për të mos rritur kostot me barnat e rimbursueshëm, pacientët sorollaten dhe orientohen në mënyrë abuziv...
Shqipëria e para në Evropë për abortin me bazë gjinore, duan vetëm djem
Foto ilustruese Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit të luftës me bazë gjinore një prej tematikave shqetë...
‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i famshëm’/ Fqinjët dhe miqtë tregojnë jetën e Gert Shehut, djalit që nuk trazonte njeri: Ndonjëherë e vinin në lojë
Gert Shehu dhe Sali Berisha TIRANË- ‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”. Në p&eu...
I shpallur në kërkim në Greqi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
Policia VLORË- Një 43-vjeçar është arrestuar ditrën e sotme në Vlorë. Mësohet se 43-vjeçari ka q...
Ndaloi për të mbledhur hurma buzë rruge, 49-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një Smart në Itali (EMRI)
Ambulance ITALI- Roland Muca, 49-vjeçari me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme vonë në spitalin e...
Përndoqi 25-vjeçaren, arrestohet i moshuari në Tiranë, në pranga dhe 3 të tjerë
Policia TIRANË- Katër persona janë arrestuar ditëne sotme në Tiranë. Një 62-vjeçar u arrestua pasi ka pë...
