Bota

Tensionet në veri të Kosovës, xhipat e Kfor-it hyjnë në oborrin e kopshtit në Leposaviq

Punëtorët që i kanë vërejtur kanë shkuar në hyrjen kryesore të kopshtit, por pjesëtarët e KFOR-it që kanë zbritur nga xhipat pasi kanë hyrë në oborr nuk kanë dashur të komunikojnë me ta.

7 Dhjetor 2022, 16:00 Nga d.a.
Tensionet në veri të Kosovës, xhipat e Kfor-it hyjnë në
Leposavic

KOSOVË- Dy xhipa të KFOR-it sot kanë hyrë në oborrin e çerdhes “Naša radost” në Leposaviq të Mitrovicës së Veriut pas tensioneve të raportuara që ditën e djeshme.

Sipas mediave serbe, punëtorët që i kanë vërejtur kanë shkuar në hyrjen kryesore të kopshtit, por pjesëtarët e KFOR-it që kanë zbritur nga xhipat pasi kanë hyrë në oborr nuk kanë dashur të komunikojnë me ta. Siç thanë punëtorët e kopshtit, kjo ka ndodhur teksa fëmijët ishin duke fjetur.

Anëtarët e KFOR-it shkurtimisht kërkuan nga punëtorët që të hapin portën e hyrjes kryesore në mënyrë që ata të mund të largohen nga kopshti, gjë që e bënë menjëherë pas kësaj.

Ditën e martë më datë 6 dhjetor 2022, në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll