Art&Argëtim

'Nuk e dinte që do të isha këtu'/ Stresi bëhet pjesë e 'Big Brother Vip Kosova', bën dedikimin prekës për nënën e tij

Reperi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij.

6 Dhjetor 2022, 16:04 Nga a.l
'Nuk e dinte që do të isha këtu'/ Stresi bëhet
Arkimed Lushaj (Stresi)

KOSOVË- Reperi i njohur Stresi është zyrtarisht një nga banorët e 'Big Brother Vip Kosova'. Reperi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Ai tregoi se e ëma nuk e dinte që ai do  të futej në “BB VIP Kosova”, pasi e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

Pjesë e rality-showt janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit./Dosja.al

stresi big brother vip kosova

Sondazh

Poll