Art&Argëtim

Bora Zemani rikthehet në 'Përputhen', moderatorja surprizohet në studio: Kam emocione...

Bora e ka përjetuar me shumë emocione rikthimin në emisionin që e moderoi për disa sezone. 

5 Dhjetor 2022, 18:51 Nga A.B
Bora Zemani rikthehet në 'Përputhen', moderatorja
Bora Zemani

TIRANË- Tashmë është zyrtare. Bora Zemani është rikthyer në drejtimin e emisionit 'Përputhen'. Ajo e ka përjetuar me shumë emocione rikthimin në emisionin që e moderoi për disa sezone. 

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, u shpreh Bora.

Nga kjo situatë i përlotur dhe emocionuar u pa Arjan Konomi, i cili ishte shumë i gëzuar për rikthimin e saj në Për’puthen.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, tha ai i përlotur teksa e përqafonte.

Pas një shkëputjeje Bora Zemani u rikthye në programin, të cilin e drejtoi për sezone të tëra nën emocione të forta. Tashmë ajo do të rikthehet dhe një herë nga e hëna në të premte, për të prezantuar programin e dashurisë.

 

bora zemani

Sondazh

Poll