Bota

Policia plagosi të miturin rom/ Trazira në Selanik, qytetarët ngritën barrikada, dogjën kazanët: Jeni racistë!

Me shishe qelqi, gurë dhe tulla provokuan forcat e policisë që t'i afroheshin për t'u përplasur me ta.

5 Dhjetor 2022, 22:26 Nga k.m.
Policia plagosi të miturin rom/ Trazira në Selanik, qytetarët
Pamje nga protesta

SELANIK- 2 orë trazira në Selanik jashtë spitalit Hipokrati, ku po trajtohet një 16-vjeçar i plagosur rëndë nga një punonjës policie. Rreth 60 persona kanë dalë pak pas orës 18.30 në rrugën “Konstantinoupoleos” dhe kanë nisur t’u vënë flakën koshave të riciklimit dhe mbeturinave.

Protestuesit vazhduan përgjatë rrugës dhe u vunë flakën më shumë se dhjetë koshave, pasi fillimisht i tërhoqën në mes të rrugës për të ngritur barrikada. Njëkohësisht me shishe qelqi, gurë, tulla dhe sende të tjera në duar kanë sfiduar forcat e policisë që t'i afrohen për t'u përplasur me ta.

“Duam drejtësi”, “jeni racistë”, kanë bërtitur së bashku me parulla kundër policisë, duke theksuar se do ta marrin ligjin në dorë për plagosjen e rëndë të 16-vjeçares.

Gjithashtu, pak para orës 19.30 dhe krahas shpërthimeve të shkaktuara nga djegia e lëndëve djegëse, ata kanë përmbysur një makinë të parkuar, kanë thyer xhamat dhe kanë shkaktuar dëme materiale. Policia po vëzhgonte nga distanca, por në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë.

Sondazh

Poll