Bota

Haxhiu viziton familjen e Hamide Magashit: Secili që nuk ka kryer punën do të ndëshkohet

Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e pezulluar.

4 Dhjetor 2022, 17:37 Nga I.A
Haxhiu viziton familjen e Hamide Magashit: Secili që nuk ka kryer
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar familjen e Hamide Magashit, e cila u vra në oborrin e QKUK-së nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Haxhiu në një prononcim për Telegrafin tha se nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëm gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e pezulluar.

“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, tha Haxhiu.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

albulena haxhiu sokol halili hamide magashi

Sondazh

Poll