Aktualitet

VIDEO/ Dorina Mema “bie” në grackë, a do të pranojë 5 mijë euro që qenushja “Boo” të luajë në film pornografik?

Qenushes “Boo” iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e një filmi pornografik për kafshë, një mundësi e artë që të bëhej e famshme, por le të shohim nëse “mami” Dorina do ta pranojë ofertën.

4 Dhjetor 2022, 22:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Dorina Mema “bie” në grackë, a do të
Dorina Mema

TIRANË- Trajneria e fitnessit, Dorina Mema ka rënë në grackën e Piranjave këtë të diel. “Piranjat” e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj kanë prekur Memën në pikën e saj delikate përmes një kamere të fshehtë. Bëhet fjalë për qenin e saj.

Dorina Mema refuzoi 5000 euro për një film që protagonist ka “Boo-në”. Qenushes “Boo” iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e një filmi pornografik për kafshë, një mundësi e artë që të bëhej e famshme, por le të shohim nëse “mami” Dorina do ta pranojë ofertën.

Producenti italian dhe asistenti i tij e thërrasin në Takim Dorinën për t’i treguar kushtet e filmit. Producenti i tregon se duan të bëjnë një fil më Shqipëri i cili titullohet “Barni kërkon nuse.” Barni është “Doberman” dhe po kërkon një nuse në Ballkan. Deri këtu diskutimi shkoi sipas planit, por kur Dorina mësoi se filmi do të jetë +18 gjërat ndryshuan paksa. Mema është e vendosur mos ta pranojë ofertën prej 5000 eurosh. Ndiqni videon për të parë a e pranoi Dorina ofertën tunduese të producentit apo jo.

Marrë nga ABCNEWS

dorina mema

Sondazh

Poll