Bota

E rëndë në Belgjikë/ 33-vjeçari vrau gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën e saj vetëm 5 vjeç

Burri ka rrëfyer krimin brutal pasi u dorëzua në Komisariat mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti përpara ekstradimit.

4 Dhjetor 2022, 16:46 Nga k.m.
E rëndë në Belgjikë/ 33-vjeçari vrau gruan e tij
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një vrasje brutale ka ndodhur në Belgjikë ku një 33 -vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe fëmijën e saj 5-vjeçar. Sipas mediave të huaja, burri (identiteti i të cilit ende nuk dihet) ka rrëfyer krimin brutal pasi u dorëzua në Komisariat mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti përpara ekstradimit.

Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.

“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar,”- tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit. Sipas nuk ka pasur konflikte mes dy bashkëshortëve, ndaj dhe nuk dihet shkaku i vrasjes.Aksionet

belgjike

Sondazh

Poll