Aktualitet

Baste sportive në lokalet e Tiranës, vihen në pranga 3 persona, në hetim 1 tjetër

Policia njofton se R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, janë kapur duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës. 

4 Dhjetor 2022, 10:36 Nga a.l
Baste sportive në lokalet e Tiranës, vihen në pranga 3 persona,
Fati i lojërave

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar 'Fati i lojërave', ndërsa një tjetër është vënë në hetim. Policia njofton se R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, janë kapur duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave", 2 raste të vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra fati.

Vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. Sh., 29 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, këta shtetas u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni fati i lojërave

Sondazh

Poll