Aktualitet

E rëndë në Pejë, 47-vjeçari gjendet i vdekur në shtrat

7- vjeçari u gjend i pajetë në shtrat, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prsihtinë për ekspertizë, për të zbuluar shkakun e vdekjes. 

4 Dhjetor 2022, 10:34 Nga a.l
E rëndë në Pejë, 47-vjeçari gjendet i vdekur në
POLICIA

PEJË- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Pejë të Kosovës. Një 47- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Policia njofton se ngjarja është raportuar ditën e djeshme ndërsa sot blutë kanë dalë me njoftim zyrtar. 47- vjeçari u gjend i pajetë në shtrat, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prsihtinë për ekspertizë, për të zbuluar shkakun e vdekjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”.

Paraprakisht dyshohet se 47- vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. /Dosja.al

gjendet i vdekur 47- vjecari ne peje

Sondazh

Poll