Bota

Dalin PAMJET! I veshur me të zeza dhe me kapele, ja çfarë bënte Sokol Halili 1 orë para se të vriste gruan shtatzënë

Del videoja e Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen e gruas në oborrin e spitalit. Ai është parë në dalje të Suharekës, i maskuar për të mos u pikasur nga askush. 

2 Dhjetor 2022, 17:46 Nga k.m.
Dalin PAMJET! I veshur me të zeza dhe me kapele, ja çfarë
Pamje nga videoja

PRISHTINË- Sokol Halili i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzënë 35-vjeçaren Hamide Magashi. Por pasditen e sotme, Indeksonline ka publikuar një video të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen e gruas në oborrin e spitalit. Ai është parë në dalje të Suharekës, i maskuar për të mos u pikasur nga askush. 

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, Halili ka qenë i veshur me të zeza dhe me kapelë në kokë. Madja ka bërë lëvizje të shpeshta rreth spitalit para se të kryente vrasjen. Rreth një orë para vrasjes së gruas, Halili kishte ndaluar në faramaci dhe kishte marrë ilaçe për dhimbjen e kokës.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

sokol halili burri vret gruan shtatzane

Sondazh

Poll