Bota

Lavdëroi Hitlerin, Elon Musk pezullon sërish llogarinë e Kanye West në Twitter: Ka shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës

Miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut, i cili është gjithashtu CEO i SpaceX dhe Tesla, bleu Twitter në fillim të këtij viti dhe u zotua të forcojë "fjalën e lirë" në platformë. Ai riktheu një numër të profileve të ndaluara, duke përfshirë atë të reperit KanyeWest. 

2 Dhjetor 2022, 16:40 Nga k.m.
Lavdëroi Hitlerin, Elon Musk pezullon sërish llogarinë e Kanye
Kanye West

SHBA- Reperi Kanye West postoi një foto të një svastika të bashkuar me Yllin e Davidit dhe kishte dyfishuar komentet antisemitike, ndaj dhe pronari i Twitter, Elon Musk e pezulloi nga platforma. Edhe pse pranoi se nuk ishte një vendim që e kishte marrë lehtësisht. 

Sipas DW, Musk në një postim në Twitter tha: Unë u përpoqa. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet.'

Miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut, i cili është gjithashtu CEO i SpaceX dhe Tesla, bleu Twitter në fillim të këtij viti dhe u zotua të forcojë "fjalën e lirë" në platformë. Ai riktheu një numër të profileve të ndaluara, duke përfshirë atë të reperit KanyeWest. 

West, i cili aktualisht quhet Ye, i dha një intervistë teoricienit të konspiracionit Alex Jones në blogun e ekstremit të djathtë "Infowars", me fytyrën e mbuluar plotësisht me një kapuç dhe në të cilën ai bëri komente antisemitike. Jones vuri në pikëpyetje mbështetjen e reperit për Hitlerin dhe nazizmin, për të cilin West dha një përgjigje të gjatë për ato që ai i quajti cilësitë "të mira" të liderit nazist dhe përfundoi me deklaratën e fortë: Më pëlqen Hitleri. Çdo qenie njerëzore ka vlera, veçanërisht Hitleri.

Reperi gjithashtu në një pikë tjetër të intervistës mohoi se Gjermania naziste e Hitlerit vrau 6 milionë hebrenj, duke e përshkruar këtë informacion si "të pasaktë". Ndërkohë që pikërisht në Gjermani, deklarata të tilla që mohojnë Holokaustin janë të paligjshme.

Deklaratat e fundit të West vijnë pas komenteve të ngjashme antisemitike, të cilat i kanë kushtuar atij disa nga marrëveshjet e tij më fitimprurëse me kompani të mëdha, si Balenciaga, Gap dhe Adidas. Artisti ka ngritur polemika dhe ka promovuar teori konspirative, pasi më parë e kishte quajtur skllavërinë e afro-amerikanëve si një zgjedhje dhe tha se vaksina COVID-19 ishte "shenja e bishës".

Reperi i kthyer në manjat ka qenë i hapur për një çrregullim bipolar. Një dokumentar i fundit i Netflix, "Jeen-Yuhs", zbuloi problemet e tij të vazhdueshme të shëndetit mendor.

kanye west

Sondazh

Poll