Bota

Kancelaria me "pisllëk", Olaf Scholz është në kërkim të ekspertëve të pastrimit

Shërbimi që do të përzgjidhet pas një konkursi, do të marrë përsipër të lajë 1800 peshqirë të mëdhenj, 150 peshqirë të vegjël dhe 95 rroba banjo të cilat duhet të jenë të pastra.

2 Dhjetor 2022, 17:01 Nga k.m.
Kancelaria me "pisllëk", Olaf Scholz është në
Olaf Scholz

BERLIN- Kush do të marrë përsipër lavanderinë e Kancelarisë në Gjermani? Pasardhësi socialdemokrat i Angela Merkelit, Olaf Scholz është në kërkim të profesionistëve për të marrë përsipër "larjen" e atyre që jetojnë në Kancelari dhe më gjerë.

Sipas tenderit zyrtar që është shpallur – për të cilin ka informacione gazeta “Bild” – për pastërtinë do të kujdeset edhe shërbimi që do të marrë përsipër larjen e rrobave të stafit si dhe të familjes së kancelarit gjermane.

Shërbimi që do të përzgjidhet pas një konkursi, do të marrë përsipër të lajë 1800 peshqirë të mëdhenj, 150 peshqirë të vegjël dhe 95 rroba banjo të cilat duhet të jenë të pastra. Për Kancelarinë, ku priten vizitorë të shpeshtë, shërbimi që do të zgjidhet do të kujdeset për “larjen, pastrimin, tharjen, hekurosjen, palosjen, dezinfektimin e rrobave si dhe riparime të vogla”.

Agjencia e re do të marrë detyrën në mars . Kontrata e saj do të zgjasë një vit por mund të zgjatet edhe për tre vjet. Ndërsa eprori, Scholz do të qëndrojë në detyrë - duke përjashtuar ndonjë emergjencë- deri në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për 2025.

olaf scholz gjermani

Sondazh

Poll