Bota

Një pako e dyshimtë u gjet në konsullatën e Ukrainës në Republikën Çeke, evakuohet godina

Sipas informacioneve paraprake, policia dhe forcat speciale ndodhen në ambjentet e konsullatës dhe po hetojnë përmbajtjen e saj dhe shmangien e një shpërthimi.

2 Dhjetor 2022, 14:15 Nga d.a.
Një pako e dyshimtë u gjet në konsullatën e Ukrainës
Ambasada e Ukraines ne Ceki

ÇEKI- Një pako e dyshimtë është sinjalizuar dhe gjetur në ambjentet e konsullatës së Ukrainës në qytetin e Brno të Republikës Çeke.

Sipas informacioneve paraprake, policia dhe forcat speciale ndodhen në ambjentet e konsullatës dhe po hetojnë përmbajtjen e saj dhe shmangien e një shpërthimi.

Punonjësit u evakuuan nga ndërtesa e Konsullatës së Ukrainës në Brno të Republikës Çeke për shkak të një pakete të dyshimtë. Policia tha se paketa ishte e ngjashme me ato të gjetura më parë në Spanjë.

sulm ne ambasadat ukrainase

Sondazh

Poll