Bota

Vrau ish-gruan shtatzënë në Kosovë, policia u përpoq të negocionte me të, autori VRET veten

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policor vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së autorit.

2 Dhjetor 2022, 14:12 Nga A.B
Vrau ish-gruan shtatzënë në Kosovë, policia u përpoq
Hamide dhe Sokol

KOSOVË- Sokol Halili, burri i cili vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten Hamide Magashin ka vrarë veten. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ministri deklaroi se pavarësisht përpjekjes së policisë për negocim, ai vrau veten. 

'Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.'- bëri të ditur ministri. 

Ditën e sotme, sot iu dha lamtumira e fundit Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ajo u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre. Teksa ndodhej në arrati, familjarët e viktimës kanë bërë të ditur për mediat se kanë frikë për jetën e tyre, duke qënë se autori ishte ende në kërkim.

sokol halili hamide magashi

Sondazh

Poll