Aktualitet

Pamje piktoreske/ Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit mbulohet e gjitha me borë

Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

2 Dhjetor 2022, 10:02 Nga a.l
Pamje piktoreske/ Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit mbulohet e gjitha
Tyrbja e Abaz Aliut

TOMOR- Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit në ditët e para të dhjetorit është mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje piktoreske. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura publikoi pamje nga mali i Tomorit, duke ftuar të pasionuarit pas turizmit malor ta vizitojnë atë.

“Nga maja jugore e Malit të Tomorrit, i cili e ka nisur kaq bukur sezonin e tij dimëror”, shprehet AKZM.

Pamje piktoreske/ Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit mbulohet e gjitha
Tyrbja e Abaz Aliut

Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Pamje piktoreske/ Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit mbulohet e gjitha
Tyrbja e Abaz Aliut

Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi, e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit.

Pamje piktoreske/ Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit mbulohet e gjitha
Tyrbja e Abaz Aliut

Mali i Tomorit shtrihet në verilindje të qytetit të Çorovodës, në një largësi rreth 20-25 km dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, nga të pasionuarit e natyrës organizohen gjatë vitit në malin e Tomorit hiking, ski, dhe shumë sporte të tjerë. /ATSH

tyrbja e abaz aliut

Sondazh

Poll