Bota

Daçiç: Nuk do ta lejojmë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë

Sa i përket bashkëpunimit me Islandën, Daçiç tha se duhet bërë më shumë punë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

1 Dhjetor 2022, 19:51 Nga I.A
Daçiç: Nuk do ta lejojmë anëtarësimin e
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës pa luftë. Kosovo Online shkruan se pas një takimi me kolegun e tij nga Islanda, Tordis Kolbrun R. Gilfadottir, vendi i të cilit do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës, Daçiç deklaroi se ka paralajmëruar për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiç, duke vënë në dukje se një çështje kaq e rëndësishme do të vendoset për herë të parë me mbivotim ose me akuza të ndërsjella, jo me konsensus.

Sa i përket bashkëpunimit me Islandën, Daçiç tha se duhet bërë më shumë punë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

"Ata kanë disa probleme të tjera. Unë do të isha i lumtur nëse problemi kryesor në rajonin tonë do të ishte peshkimi, i cili ishte problemi kryesor për ta, kështu që ata hoqën dorë nga anëtarësimi në BE", tha Daçiç.

Ai po ashtu deklaroi se kuptimi i ekzistencës së një organizate siç është OSBE-ja po humbet dalëngadalë. Ai tha se është i gatshëm të duartrokas kur në samit thuhet se Krimea dhe Donetsk janë pjesë e Ukrainës dhe thekson se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

"Unë do të them se Kosova është Serbi, por nuk jam i sigurt se do të marr duartrokitje të njëjta. Kjo flet shumë për standarde të dyfishta", ka theksuar Daçiç.

ivica daçiç

Sondazh

Poll