Aktualitet

VIDEO/ Hapen qelitë e reja për të paraburgosurit në Tiranë, 66 dhoma izolimi tek “Blloku i sigurisë” do presin të ndaluarit

Qelitë e reja ku të paraburgosurit do të qëndrojnë 72-96 orë dhe ku shërbejnë rreth 80 punonjës policie, ndodhet në rrugën “Mine Peza” pranë burgut 302 dhe komisariatit nr.3.

30 Nëntor 2022, 16:16 Nga F.M
VIDEO/ Hapen qelitë e reja për të paraburgosurit në
Qelia

TIRANË- 66 dhoma janë tashmë në dispozicion të të ndaluarve. TvKlan ka publikuar pamjet e godinës së emërtuar “Blloku i sigurisë”, që ka hapur dyert sot. Tashmë, të ndaluarit nuk do qëndrojnë më në komisariate por në 66 dhomat e izolimit.

Godina e re me sipërfaqe 746 metra katrorë, me pesë kate dhe 1 bodrum, është konsideruar si e domosdoshme pasi shumë prej ambienteve të paraburgimeve nuk plotësonin kushtet e sigurisë. Qelitë e reja ku të paraburgosurit do të qëndrojnë 72-96 orë dhe ku shërbejnë rreth 80 punonjës policie, ndodhet në rrugën “Mine Peza” pranë burgut 302 dhe komisariatit nr.3.

Qytetarët që ndalohen nga policia pasi plotësojnë procedurat në komisariate dërgohen pranë këtyre ambienteve. Dhomat e izolimit janë individuale, me paradhomë, ndërsa në secilin kat është caktuar, një dhomë mjeku, dhe ambient të marrjes në pyetje. Ambientet brenda janë të pajisura me sistem alarmi, ku i ndaluari komunikon me efektivët në rast nevojë.

Kati i parë është planifikuar për administratën, vend në të cilin ndodhet edhe salla e monitorimit me anë të kamerave. Përveç efektivëve që do patrullojnë në korridoret e brendshme, është menduar dhe hapësirë, për të mbajtur nën vëzhgim të paraburgosurit nga jashtë.

blloku i sigurise

Sondazh

Poll