Bota

Samiti i NATO, kryediplomati italian: Europa duhet të kufizojë ndikimin rus në Ballkan

Tajani theksoi se Europa duhet të mbrojë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe afër Ukrainës, sepse është e rëndësishme në këtë moment të punojnë së bashku.

30 Nëntor 2022, 10:03 Nga d.a.
Samiti i NATO, kryediplomati italian: Europa duhet të kufizojë
Stoltenberg dhe Tajani

RUMANI- Evropa duhet të rrisë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë, tha të mërkurën ministri i jashtëm italian Antonio Tajani përpara ditës së dytë të takimeve të NATO-s në Bukuresht.

"Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për paqen. Ne duhet të ndalojmë rusët në Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për më shumë Evropë," tha Tajani.

Sipas Reuters, Tajani theksoi se Europa duhet të mbrojë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe afër Ukrainës, sepse është e rëndësishme në këtë moment të punojnë së bashku.

"Uniteti është i rëndësishëm dhe është një mesazh i fortë për Rusinë."- përfusnoi ai.

Ky është takimi i pestë i Ministrave të Jashtëm të NATO-s këtë vit, që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Nga Bukureshti është vetëm 250 kilometra deri në kufirin me Ukrainën, ku Rusia po zhvillon një luftë të pamëshirshme agresioni kundër popullit ukrainas. Në Bukuresht, ministrat e jashtëm të NATO -s do të diskutojnë se si aleanca mund të vazhdojë të qëndrojë pranë njerëzve në Ukrainë. Fokusi i NATO -s është në mbështetjen praktike në betejën mbrojtëse kundër Rusisë, duke përfshirë furnizimet me armë, por edhe ndihmën humanitare për të ndihmuar njerëzit gjatë dimrit. 

antonio tajani jens stoltenberg samiti i nato në bukuresht

Sondazh

Poll