Bota

Kina mbron politikën "zero covid", por premton lehtësim të masave

Zyrtarët më të lartë shëndetësorë të Kinës janë zotuar të rishikojnë masat e kontrollit të Covid-19 për të zvogëluar ndikimin e tyre në jetën e njerëzve, por pa refuzuar një politikë "zero Covid".

30 Nëntor 2022, 08:52 Nga k.m.
Kina mbron politikën "zero covid", por premton lehtësim
Pamje nga protesta

PEKIN- Qeveria kineze ka vendosur kufizime në rrjetet sociale, ndërkohë që ka pasur ndërhyrje të mëparshme censuruese në rrjetet televizive të vendit. Zyrtarët më të lartë shëndetësorë të Kinës janë zotuar të rishikojnë masat e kontrollit të Covid-19 për të zvogëluar ndikimin e tyre në jetën e njerëzve, por pa refuzuar një politikë "zero Covid".

Cheng Youquan, drejtor në Qendrat e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se "disa çështje" të raportuara së fundmi nga qytetarët nuk janë për shkak të masave, por zbatimit të tyre nga zyrtarët lokalë që ndjekin të njëjtën qasje "një për të gjithë". Ai tha se disa kontrolle ishin aplikuar “të tepërta”, duke injoruar kërkesat e qytetarëve .

Zyrtarët në konferencën për shtyp të së martës nuk iu drejtuan drejtpërdrejt protestave, por zëdhënësi i Komisionit Mi Feng tha se shteti duhet t'u "përgjigjet kërkesave të qytetarëve" në kohën e duhur. Kur u pyet nëse qeveria po rishikonte politikat e saj për Covid-in, Mi tha se autoritetet po studionin dhe rregullonin masat e pandemisë për të mbrojtur interesat e qytetarëve në masën maksimale. Në të njëjtën kohë, SHBA -ja dhe Kanadaja i kërkuan Kinës që të mos frikësonte protestuesit që kundërshtonin.

Protestuesit u përleshën me policinë në qytetin jugor kinez të Guangzhou të martën vonë në mbrëmje. Në pamje- të shfaqura nga Agence France-Presse - njerëzit mund të dëgjoheshin duke bërtitur ndërsa policia i rrahte. Një banor i Guangzhou me mbiemrin Chen tha për AFP se ai pa rreth 100 policë duke arrestuar të paktën tre burra të martën mbrëma.

Protestat e bllokimit të COVID-19 rriten në Kinë

Kombet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve kineze në fillim të kësaj jave të garantojnë "të drejtën e qytetarëve për të demonstruar në mënyrë paqësore", një qëndrim i ndarë nga John Kirby, koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA. Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu u shfaq kritik ndaj Pekinit, duke thënë se "në vend që të dëgjojë protestat e popullit të tij, qeveria kineze ka zgjedhur të shtypë më tej, duke mos harruar edhe sulmin e ushtruar ndaj një gazetari të BBC.

Reduktim i lehtë i rasteve

Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftuan sot një rënie të lehtë të infeksioneve SARS-CoV-2 në baza 24-orëshe për të dytën ditë radhazi, duke raportuar 37,828 infeksione. Nuk u raportua asnjë vdekje gjithashtu për të dytën ditë radhazi.

Kur kanë kaluar 3 vjet pas shpërthimit të pandemisë, pakënaqësia për masat e rrepta kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit tashmë është përhapur në Kinë dhe gjatë fundjavës pati demonstrata të mëdha në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera të mëdha. Të martën e kaluar mbrëma pati demonstrata të reja, të shënuara nga incidente të dhunshme, në Guangzhou, një qytet me 19 milionë banorë. Qytetarët u përplasën me oficerët e policisë.

Analistët perëndimorë i shohin protestat si valën më të madhe të mosbindjes civile që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë.

kine protesta ne kine

Sondazh

Poll