Bota

Ish-komandanti i NATO-s, Clark: Nëse rusët e pushtojnë këtë vend, forcat ukrainase do të shkatërrohen

Clark tha se nëse ushtria ruse pushton Bakhmutin do të hapë dyert për qytete të tjera si Kramatorsk dhe Slavyansk dhe mund të bëhet një fushë beteje për shkatërrimin e ushtrisë ukrainase.

30 Nëntor 2022, 09:29 Nga d.a.
Ish-komandanti i NATO-s, Clark: Nëse rusët e pushtojnë
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark tha se ushtria ruse aktualisht po përqendron forcat e saj luftarake në Bakhmut dhe nëse e kapin atë, mund të jetë një pikë kthese në luftë.

“Nëse ushtria ruse pushton Bakhmutin, ajo hap derën për qytetet e tjera, Kramatorsk, Slavyansk, por mund të bëhet një fushë beteje për ‘bluarjen’ e forcave ukrainase.

Clark theksoi se kjo është ajo që ushtria ruse kërkon të bëjë, të bëjë shumë presion mbi ushtrinë ukrainase, përpara se të sjellin forca të tjera nga Kherson, që rë mund të demoralizojnë ushtrinë ukrainase dhe këto të fundit të kërkojnë armëpushim.

Ai shtoi se Bakhmut është një vend ku ukrainasit duhet të ruajnë veten.

"Ata janë në grep, por po marrin humbje të mëdha. Është një thertore," shtoi Clark.

lufta ukraine-rusi wesley clark

Sondazh

Poll