Aktualitet

Nisma Thurrje protestë: Të hiqen emrat e Avni Rustemit dhe Siri Kodrës, kanë bërë atentate dhe vrasje

Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

29 Nëntor 2022, 16:51 Nga k.m.
Nisma Thurrje protestë: Të hiqen emrat e Avni Rustemit dhe Siri
Marsel Rupi

TIRANË- Nisma Thurje ka nisur protestën tek sheshi ‘Avni Rustemi’ për një kauzë të re, të padëgjuar më parë. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”. Po ashtu, Nisma Thurje me anë të aktorit Marsel Rupi kërkon heqjen nga Tirana të të gjithë busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

“E kemi hequr emrin Myslim Shyri me Murat Toptanin. Shyri nuk na sjellë gjë tjetër veç luftës. Kemi pasur zevëndësime të cilat për ne janë të papranueshme. Nuk duhet të mendojmë që shembull për rininë do të jenë njerëz si Siri Kodra, Avni Rustemi apo të tjerë, duhet të hiqen në mënyrë imediate, direkte dhe të zevendësohen me emra të tjerë. Flasim për emra që i kanë thyer kufijtë shqiptarë dhe në të gjithë botën janë të njohur për bëmat e tyre. Duhet të flasim emra për ata që e kanë bërë të njohur Shqipërinë. Flasim për njerëz që nuk kanë kursyer as jetën, për njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Kemi propozuar që ky shesh të mbajë emrin e Fan Nolit, një krenarie kombëtare”- tha njëri prej protestuesve,”- tha ai.

Sipas propozimit të tyre, në Tiranë por edhe jo vetëm ka ardhur koha për t’u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh.

marsel rupi

Sondazh

Poll