Bota

BE kërkesë Malit të ZI: Jepuni fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizoni situatën në vend

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se BE-ja po e ndjek situatën e brendshme politike në Mal të Zi me shumë kujdes dhe shqetësim dhe theksoi se ky ishte dhe mbetet mesazhi kryesor.

28 Nëntor 2022, 18:28 Nga I.A
BE kërkesë Malit të ZI: Jepuni fund bllokadës së
Peter Stano

MALI I ZI- Bashkimi Evropian i bëri thirrje Malit të Zi që menjëherë t'i japë fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se BE-ja po e ndjek situatën e brendshme politike në Mal të Zi me shumë kujdes dhe shqetësim dhe theksoi se ky ishte dhe mbetet mesazhi kryesor.

"Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t'i japin përparësi ndërtimit të konsensusit," tha Stano.

be peter stano

Sondazh

Poll