Bota

"Kam marrë mesazhe fyese"/ Serbët kërcënojnë me jetë ministrin e Kosovës: Nuk është diçka e re

Ministri i Kosovës, theksoi se ky veprim është edhe një dëshmi se shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

28 Nëntor 2022, 17:24 Nga a.l
"Kam marrë mesazhe fyese"/ Serbët kërcënojnë
Hajrulla Çeku

KOSOVË- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku është kërcënuar me jetë nga serbët. Ministria tha në një intervistë për "Euronews", se kërcënimet i janë bërë me mesazh në rrjetet sociale, por edhe në mënyrë private, të cilat përmbajnë ndër të tjera, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Ndër të tjera Çeku tha këto kërcënime kanë ardhur pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes, ndërsa shtoi se ky veprim nga ana e tyre nuk është diçka e re. 

Janë mesazhe, të cilat janë dërguar edhe në hapësirën publike të rrjeteve sociale, të profileve, por edhe private, të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë të urrejtjes, por edhe kërcënimeve direkte, si pasojë e asaj që ka ndodhur dhe reagimet që kemi pasur si institucione dhe si shoqëri, në raport me aktin skandaloz të ekipit të futbollit të Serbisë në Botërorin e Katarit. Me një flamur i cili nuk ishte vetëm simbol nacionalist, për më tepër, një veprim shovinist, një pretendim i qartë pushtues, një aspiratë territoriale e Serbisë në raport me Repulikën e Kosovës. Pas këtyre reagimeve dhe sensibilizimit të opinionit botëror, përfshirë edhe FIFA-n dhe nisjes së procedurës disiplinore ndaj Serbisë, si pasojë erdhën edhe këto mesazhe me përmbajtje shumë problematike. Për hir të së vërtetës, nuk është diçka e re, sepse gjuhë të tillë ekstremiste nga Serbia, kemi pasur edhe në të kaluarën. Këtu targetohen edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës, edhe intelektualë publikë, edhe shoqëria civile”, tha ai në një intervistë për “Euronews”.

Ministri i Kosovës, theksoi se ky veprim është edhe një dëshmi se shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor./Dosja.al

hajrulla Çeku

Sondazh

Poll