Bota

Ekstradohet nga Spanja në Itali, 'brokeri' i Ndranghetas Mario Palamara

Sipas mediave italiane, ai ka mbërritur këtë pasdite në aeroportin Fiumicino të Romës pasi u arrestua më 11 tetor 2022 në Fuengirola të Spanjës.

28 Nëntor 2022, 17:49 Nga k.m.
Ekstradohet nga Spanja në Itali, 'brokeri' i Ndranghetas Mario
Foto ilustruese

ITALI- Arrestohet në Spanjë i arratisuri Mario Palamara, agjent droge për grupin 'Ndrangheta'. Italiani kërkohet pasi është dënuar me 14 vjet e 4 muaj për trafik të paligjshëm droge dhe bashkëpunim në pastrim parash. Sipas mediave italiane, ai ka mbërritur këtë pasdite në aeroportin Fiumicino të Romës pasi u arrestua më 11 tetor 2022 në Fuengirola të Spanjës.

Zona e aktivitetit të tij kriminal ishte rajoni i Toskanës duke vënë nën kontroll portin e Livornos. Ndaj Mario Palamaras ekzistonin dy urdhër arrestimi evropian lëshuar nga Prokuroria e Katanzaros për trafik ndërkombëtar kokaine e nga Prokuroria e Venezias për trafik droge, falsifikim dokumentesh e riciklim parash.

Palamara ishte një njeri me peshë në botën e trafikut të drogës dhe ishte një nga dominuesit në portin e Livornos për të marrë ngarkesa me tonelata kokainë. Ndaj edhe e kërkonte prokuroria e Firences, e cila në gjurmët e tij e ndoqi edhe në Catanzaro, ku trafiku i Palamarës përfundoi në qendër të hetimit “Molo 13”, i cili zbuloi një operacion importi kokaine me vlerë një milion euro që do shkonte në Holandë.

mario palamara

Sondazh

Poll