Bota

Protestat në Kinë/ Gazetari arrestohet me dhunë, Policia: E bëmë për të mirën e tij që të mos e kapte COVID-19 (VIDEO)

Në një video nga protestat antiqeveritare në Shangai tregon Edward Lawrence, një operator kamerash për Byronë e BBC-së në Kinë, shihet duke u tërhequr zvarrë nga oficerët e Xi-t teksa i bërtet i dëshpëruar një miku "Telefono konsullatën tani".

28 Nëntor 2022, 11:39 Nga a.l
Protestat në Kinë/ Gazetari arrestohet me dhunë, Policia: E
momenti i arrestimit te gazetarit ne kine

KINË- Një gazetar i BBC -së që mbulonte protestat kundër Presidentit Xi Jinping në Kinë u arrestua dhe u rrah nga oficerët e policisë, me zyrtarët kinezë që më vonë bënë pretendimin e çuditshëm se ai u arrestua vetëm për 'të mirën e tij' pasi mund të infektohej me COVID-19 nga turma. Në një video nga protestat antiqeveritare në Shangai tregon Edward Lawrence, një operator kamerash për Byronë e BBC-së në Kinë, shihet duke u tërhequr zvarrë nga oficerët e Xi-t teksa i bërtet i dëshpëruar një miku: Telefono konsullatën tani.

Lawrence u rrah nga oficerët e policisë dhe u mbajt në paraburgim për 'disa orë' përpara se të lirohej. Gazetari britanik tha sot se të paktën një vendas u arrestua pasi u përpoqën të ndalonin policinë që ta rrahte gjatë arrestimit të tij. BBC e hodhi poshtë pretendimi e policisë, ndërsa Sekretari i Biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, i denoncoi si 'të papranueshme' dhe 'shqetësuese' veprimet e tyre. Ai i tha radios LBC: Çfarëdo që të ndodhë, liria e shtypit duhet të jetë e shenjtë. 

Kina po përballet me demonstratat e saj më të mëdha antiqeveritare që nga masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989, me protesta që shpërthyen në të paktën 7 qytete mbi rregullat strikte të vendit për COVIS. Zanafilla e protestave ishte një zjarr në apartament javën e kaluar në qytetin perëndimor të Urumqit që vrau 10 njerëz. Më e madhja nga demonstratat ka ndodhur në Shangai - shtëpia e 26 milionë banorëve - me shumë që gjithashtu kanë kërkuar që presidenti Xi të japë dorëheqjen./ Dosja.al

edward lawrence protestat në kinë

Sondazh

Poll