Aktualitet

Google i bashkohet festës së shqiptarëve, në 110 vjetorin e pavarësisë 'vishet' Kuq e Zi

Flamuri Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare valvitet me krenari këtë të hënë për të gjithë përdoruesit shqiptar.

28 Nëntor 2022, 07:26 Nga e.k
Google i bashkohet festës së shqiptarëve, në 110 vjetorin e
Google

TIRANË- Gjigandi i kërkimit 'Google' i është bashkuar festës së gjithë shqiptarëve këtë 28 nëntor. Motori i kërkimit ka vendosur që ditën e sotme që në qendër të faqes të vendosë flamurin shqiptar.

Google i bashkohet festës së shqiptarëve, në 110 vjetorin e
Flamuri shqiptar në faqen e 'Google'

Flamuri Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare valvitet me krenari këtë të hënë për të gjithë përdoruesit shqiptar. Kjo është kthyer në një traditë të kompanisë për raste festash zyrtare dhe përvjetorë të personaliteteve të ndryshme nga mbarë bota. Sot 'Google' feston me shqiptarët.

google

Sondazh

Poll