Art&Argëtim

Portreti i Ataturkut me 250 mijë vida/ Artisti shqiptar Saimir Strati vendos një tjetër rekord Guinness

4 Shtator 2019, 07:21 Nga DOSJA
Portreti i Ataturkut me 250 mijë vida/ Artisti shqiptar Saimir Strati

TIRANË- Artisiti i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11 në Librin e Rekorderve Guinnes. 15 metra katrorë, të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme, Strati arriti të realizonte portretin e Ataturkut për 37 ditë. Portreti i krijuesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturku, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

Vepra e artistit shqiptar nga turqit është quajtur si dedikimi më i mirë i kushtuar Ataturkut. Për këtë arsye Saimir Strati u respektua nga një qytet i tërë. “Dhe në nder të asaj vepre gjigande që unë bëra përveç çertifikimit nga Londra, mua më dhanë dhe çelsin e art të qytetit, ishte shumë emocionuese “- vazhdoi më tej ai.

Saimir Strati, thyen rekordin guinness. Ky lajm nuk na suprizon më, ai gjithnjë është duke punuar për një tjetër rekord botëror. “Kjo pyetje vjen nga të gjithë tashmë, ndryshe nga hera e parë ku askush nuk më besonte. Atje ku do të më ftojnë do të zgjedh materialin dhe dimensionin, subjektin.

Nga Shqipëria nuk kam pas ftes. Unë tashmë jam një artist internacional e nëse ftesa më vjen nga vend tjetër do të shkoj sepse unë mund të thyej një tjetër rekord guinness. Por do të kisha pas dëshirë pse jo në Shqipëri, edhe pse veprat që i kam në Shqipëri nuk janë të ekpozuara”- u shpreh Saimir Strati.

Shqiptari i Librit Guinnes rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, 7 prej tyre ndodhen në Shqipëri.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture moziak me vida portret i ataturkut rekord guiness saimir strati moziak me vida portret i ataturkut rekord guiness saimir strati

Sondazh

Poll