Art&Argëtim

Plasi hapur konkurenca mes moderatoreve! Bieta Sulo ja thotë troç Rudina Magjistarit se vishet më bukur (FOTO)

4 Shtator 2019, 07:15 Nga DOSJA
Plasi hapur konkurenca mes moderatoreve! Bieta Sulo ja thotë troç

TIRANË– Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, nën drejtimin e Bieta Sulos dhe Rudina Magjistarit, duket se janë përfshirë në një ‘garë’, jo vetëm me detajet në studio. Tashmë Bieta Sulo e ka treguar hapur se ka dhe më shumë stil në veshje.

Në  një postim në rrjete sociale, Bieta ka ndarë një sondazh të realizuar nga Revista Kozmetike, në të cilin drejtohet pyetja: “Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, filluan transmetimin dje. Cili look ju pëlqen më shumë?”

Sipas rezultateve të sondazhit, 37% kanë votuar për Rudina Magjistarin dhe 63% kanë votuar për Bieta Sulon.

Menjëherë sapo e ka parë, Bieta ka ndarë këtë sondazh në profilin e saj publik, mbi të cilin shkruan: “Sapo më erdhi ky screenshot… Faleminderit Revista Kozmetike, faleminderit të gjithëve”.

Bieta qenka ndjerë mjaft e përkëdhelur nga ky përfundim rezultati dhe nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht!

Ditën e djeshme, Rudina thumboi rivalen e saj në “Top Channel” Bieta Sulon (Lexo këtu), e cila në fund të sezonit të shkuar u shpreh se emisioni i saj ishte më i ndjekuri.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bieta sulo emisionet me te ndjekura moderatoret rudina magjistari bieta sulo emisionet me te ndjekura moderatoret rudina magjistari

Sondazh

Poll