Bota

Skandal në Francë, organizata jepte fëmijë për birësim pa aprovimin e prindërve të tyre biologjik

Pas publikimit të hetimit nga gazeta franceze ditën e enjte, gjyqësori francez vendosi të merrej me këtë çështje dhe kjo për shkak se nëntë shtetas francezë, me origjinë nga Mali, një nga vendet më të varfra të planetit, ngritën padi kundër një organizate të quajtur "Sunshine", duke pretenduar se kur ishin fëmijë, pra rreth vitit 1990, ajo i dha ata për birësim në familjet franceze, pa qenë e qartë se prindërit e tyre natyralë e kishin pranuar.

27 Nëntor 2022, 14:35 Nga d.a.
Skandal në Francë, organizata jepte fëmijë për
Foto ilustruese

FRANCË- Pas pesë vitesh investigimesh gazetareske në mbarë botën, Le Monde publikoi artikullin tronditës ku dolën në përfundimin se për disa vite familjet franceze kishin adoptuar fëmijë të huaj, të cilët ndoshta ishin "vjedhur" nga familjet e tyre.

Pas publikimit të hetimit nga gazeta franceze ditën e enjte, gjyqësori francez vendosi të merrej me këtë çështje dhe kjo për shkak se nëntë shtetas francezë, me origjinë nga Mali, një nga vendet më të varfra të planetit, ngritën padi kundër një organizate të quajtur "Sunshine", duke pretenduar se kur ishin fëmijë, pra rreth vitit 1990, ajo i dha ata për birësim në familjet franceze, pa qenë e qartë se prindërit e tyre natyralë e kishin pranuar.

Disa prej tyre kanë gjetur tashmë prindërit e tyre natyralë, të cilët pohojnë se "Sunshine" ishte një organizatë franceze e certifikuar nga Ministria e Jashtme Franceze e cila iu drejtua atyre duke thënë se qëllimi i saj ishte të ndihmonte fëmijët e tyre, por pa u thënë se do t'u jepte për birësim në familjet franceze. Shumica e këtyre prindërve ishin dhe janë të varfër dhe analfabetë, megjithatë ata pretendojnë se kurrë nuk kanë pranuar t'i japin fëmijët e tyre për birësim. Sa i përket familjeve franceze që adoptuan fëmijët, ata shprehen se qendra bëri atë që bëri me dëmshpërblimin, por duke siguruar se këta janë fëmijë të braktisur nga familjet e tyre.

Sipas gazetës franceze, Mali nuk ishte i vetmi vend në botë ku "Sunshine" vepruan në këtë mënyrë, pasi aktivitete të ngjashme kishte zhvilluar në Indi, Kili, Korenë e Jugut, Bullgari, Rumani, Madagaskar, Haiti, Kinë etj, duke finalizuar mbi 7000 birësime në total. Në fund të fundit, qytetarët francezë që kanë lindur në një vend të varfër të planetit dhe më pas janë adoptuar nga familjet franceze, sot janë rreth 100,000.

Shumica e birësimeve u bënë rreth vitit 1990, kur ndodhi një shpërthim i fenomenit në Francë. Më pas ato kanë rënë ndjeshëm, gjë që ndoshta është për faktin se shumë agjenci shtetërore franceze përgjegjëse për birësimet e kanë bërë të qartë se nuk kanë as infrastrukturë dhe as staf për të monitoruar tërësisht një numër kaq të madh birësimesh.

Në ndërkohë, sigurisht që ishin ndërprerë birësimet me letërnjoftime false dhe certifikata false shëndetësore të fëmijëve, apo ishin identifikuar rastet e birësimeve të fëmijëve, prindërit e të cilëve mendonin se kishin vdekur etj. Megjithatë, tipike për klimën që mbizotëronte në ato vite në "Sunshine" është rrëfimi i një vullnetari në Monde, i cili kujton drejtuesit e organizatës që thonë për gratë në Mali, se "ata lindin fëmijë si lepujt" dhe se "nëse ne merrnim një dhjetë të tjerët do të shpëtohen."

france qendra sunshine ne france skandali ne france

Sondazh

Poll