Bota

Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve, opozita e Kosovës me "mungesa", Haradinaj dhe Abdixhiku nuk u panë në sallë

Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ra në sy mungesa e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj, ndërkohë që prezent ishte Memli Krasniqi.

27 Nëntor 2022, 12:53 Nga d.a.
Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve, opozita e Kosovës me
Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj

KOSOVË- Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë u vunë re disa mungesa nga opozita e Kosovës.

Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ra në sy mungesa e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj, ndërkohë që prezent ishte Memli Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thë se Abdixhiku ka munguar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pasi ka patur disa angazhime të tjera.

“Nuk ka ardhur ka pas disa angazhime tjera”, ka theksuar Gashi për Klan Kosova.

Ndërkohë, i njëjti arsyetim është dhën dhe nga zëdhënësi për media i AAK, Lulzim Blaka, për Haradinaj i cili ka thënë se ai gjithashtu nuk ka marrë pjesë për arsye të njëjtë.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022 lumir abdixhiku ramush haradinaj memli krasniqi arben gashi lulzim blaka

Sondazh

Poll