Bota

"Do të merremi me terroristët në terren ", Erdogan i vendosur të nisë operacionin tokësor në Siri

Në fillim të fjalimit, presidenti turk shprehu ngushëllimet e tij për familjet e ushtarëve të vrarë në veri të Irakut në zonën e operacionit turk dhe më pas theksoi rëndësinë e aktiviteteve ushtarake turke, raportojnë mediat turke.

27 Nëntor 2022, 10:50 Nga d.a.
"Do të merremi me terroristët në terren ", Erdogan i
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim në rajonin e Konias ku iu referua nisjes së operacioneve kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicisë kurde JPG në Sirinë veriore dhe Irak.

Në fillim të fjalimit, presidenti turk shprehu ngushëllimet e tij për familjet e ushtarëve të vrarë në veri të Irakut në zonën e operacionit turk dhe më pas theksoi rëndësinë e aktiviteteve ushtarake turke, raportojnë mediat turke.

“Me këto operacione, hap pas hapi, ne jemi të vendosur të bëjmë çdo centimetër të vendit tonë të sigurt, duke filluar menjëherë pas kufijve”, tha Erdogan.

Më 20 nëntor, Turqia nisi sulmet ajrore kundër pozicioneve të anëtarëve të JPG dhe PKK në veri të Sirisë dhe pas sulmit terrorist në qendër të Stambollit. Përveç operacionit ajror, presidenti turk paralajmëroi edhe një operacion tokësor në të ardhmen e parashikueshme.

"Operacionet tona me avionë dhe dronë janë vetëm fillimi. Vendosmëria jonë për të siguruar të gjithë kufirin tonë jugor me një zonë të sigurtë adekuate është më e fortë se kurrë më parë. Ndërsa vazhdojmë me sulmet ajrore, do të merremi me terroristët në terren në momentin më të përshtatshëm për ne”, tha Erdogan.

Krahas operacionit në Siri dhe Irak, Erdogan foli edhe për situatën energjetike në Evropë dhe Turqi. Ai theksoi se ndërsa vendet evropiane po pyesin se si do ta mbijetojnë dimrin për shkak të krizës energjetike, Turqia po hyn me lehtësim në dimër.

rexhep tajip erdogan turqia sulmon sirine

Sondazh

Poll