Politike

Palmer: Hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë për në BE janë synimi ynë

3 Shtator 2019, 15:40 Nga DOSJA
Palmer: Hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë për

TIRANË– I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer mbajti fjalën e tij në forumin “Bled”, ku foli edhe për hapjen e negociatave në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Jemi të përqëndruar në disa pikë kryesore:

1) Të mundësojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

2) Të mundësojme dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; dhe

3) Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional.

Ne do të jemi më shumë prezent në rajon duke takuar edhe shumë drejtues të rajonit,”- tha alemt ndër të tjera.

Një ditë më parë i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dha një intervistë për median serbe dhe foli në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bisedimet per hapjen e negociatave matthew palmer per negociatat bisedimet per hapjen e negociatave matthew palmer per negociatat

Sondazh

Poll