Bota

La vajzën 1 vjeçe dhe burrin, 25-vjeçarja shqiptare gjendet pas dy javësh në shtëpinë e të dashurit të ri

Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, në momentin që ajo është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur edhe vajzën e saj 1-vjeçare.

26 Nëntor 2022, 20:04 Nga F.M
La vajzën 1 vjeçe dhe burrin, 25-vjeçarja shqiptare gjendet
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 25-vjeçare nga Rahoveci, Dorentina Gashi-Spahiu, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj është gjetur pas dy javësh. Mediat e Kosovës shkruajnë se e reja është gjetur nën shoqërinë e një burri me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.

“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush,”- thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, në momentin që ajo është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur edhe vajzën e saj 1-vjeçare.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit,”- thuhet më tej në njoftim.

dorentina gashi-spahiu

Sondazh

Poll