Bota

"Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës", kryeministri belg mbërrin në Kiev

De Croo u përshëndet nga Zelenskyy, përpara se të shkonte brenda për bisedime mbi situatën në lidhje me infrastrukturën e Ukrainës dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare.

26 Nëntor 2022, 15:41 Nga d.a.
"Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës", kryeministri
De Croo dhe Zelenskyy

UKRAINË- Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo mbërriti në kryeqytetin ukrainas të shtunën përpara një takimi me Volodymyr Zelenskyy.

De Croo u përshëndet nga Zelenskyy, përpara se të shkonte brenda për bisedime mbi situatën në lidhje me infrastrukturën e Ukrainës dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare.

"Pas bombardimeve të rënda të ditëve të fundit, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Më shumë se kurrë më parë," tha De Croo. 

Prej disa ditësh pjesa më e madhe e kryeqytetit ukrainas ka mbetur pa ujë dhe dritan pasi forcat ruse kanë sulmuar infrastukturën energjitike duke lënë 6 milion njerëz në terr.

alexander de croo lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll