Bota

Deputetët e VV nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve

Në foton e publikuar nga Express shihet se rreth 15 deputet të VV janë nisur me autobuz për të udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës.

26 Nëntor 2022, 14:11 Nga d.a.
Deputetët e VV nisen me autobus drejt Shqipërisë për
Deputetet e VV

KOSOVË- Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur drejt Shqipërisë ku ditën e dielë do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, për të shënjuar 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në foton e publikuar nga Express shihet se rreth 15 deputet të VV janë nisur me autobuz për të udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës.

Më 27 nëntor deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë do të mblidhen në një seancë të përbashkët simbolike me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë përshëndetëse do të mbajnë dhe dy krerët qeveritarë nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama. Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Pas kësaj, parashikohen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

deputetet e vv kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll