Bota

Tragjedi në Itali, Salvini konfirmon se 8 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Ischia

Lajmin e ka konfirmua dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Italisë, zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, por ky informacioni nuk u konfirmua nga prefekti i Napolit, Claudio Paloba. 

26 Nëntor 2022, 14:22 Nga d.a.
Tragjedi në Itali, Salvini konfirmon se 8 persona kanë humbur
Permbytje ne Itali

ITALI- Tetë persona humbën jetën nga rrëshqitja masive e dheut që goditi qytetin e Casamiciola në ishullin italian të Ischia sot në mëngjes.

Sipas SkyTg24, lajmin e ka konfirmua dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Italisë, zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, por ky informacioni nuk u konfirmua nga prefekti i Napolit, Claudio Paloba. 

"Për momentin nuk kemi asnjë vdekje të konfirmuar. Familja me të porsalindurin është gjetur dhe do të shkojë në spital. U aktivizuan menjëherë objektet shëndetësore," tha Paloba, duke folur për shtypin për të vlerësuar situatën aktuale në Casamicciola. Për momentin, shtoi Paloba, janë 12 të zhdukur.

Gjithashtu, janë shembur dhjetë ndërtesa, ndërsa mëngjesin e sotëm është evakuuar një hotel me dhjetëra turistë.

Më herët, mediat lokale raportuan se të paktën 13 persona, përfshirë një foshnjë, janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shirat e dendur. Disa shtëpi u varrosën nën gurë, ndërsa rrjedha të mëdha balte përmbytën rrugët e qytetit dhe dëmtuan shumë makina.

Sipas autoriteteve lokale, 120 milimetra shi ranë në Ischia të premten. Shkak i fatkeqësisë së madhe dhe shembja e një pjese të shpatit të malit, për shkak të shiut të pandërprerë. Fenomenet ekstreme të motit kishin shkaktuar tashmë fatkeqësi të mëdha në Ischia në vitin 2009 dhe 2017. Kryetarët e rajonit u kërkojnë qytetarëve që të mos lëvizin deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Për momentin në zonën e Via Celario, në Casamicciola, llogaritet se janë të paktën 30 familje të bllokuara në shtëpitë e tyre dhe pa ujë dhe energji elektrike. Në total janë rreth 100 persona që ende nuk janë arritur. Rruga që të çon në shtëpitë e tyre aktualisht është e pakalueshme për shkak të baltës, gurëve dhe mbeturinave që e bllokojnë atë dhe ekipet e bashkisë lokale po përpiqen ta çlirojnë atë me makineri të ndryshme tokësore dhe pompa uji.

mot i keq ne itali permbytje ne itali claudio paloba

Sondazh

Poll