Aktualitet

VIDEO- Shqiptari përplasi greken me makinë, dalin pamjet kur largohet me shpejtësi

Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

26 Nëntor 2022, 10:35 Nga A.B
VIDEO- Shqiptari përplasi greken me makinë, dalin pamjet kur largohet
Shqiptari dhe vajza e perplasur

GREQI- Momenti i largimit i shqiptarit i cili përplasi me makinë 21 vjeçaren greke është bërë publik në mediat greke. Ishin dëshmitarët ata të cilët deklaruan se i riu përplasi vajzën greke, e tërhoqi zvarrë me makinë e më pas u largua.

Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila është në gjendje të rëndë për jetën.

shqiptari perplas vajzen greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2022, 10:12 Dosja.al

Një reklamë për Shqipërinë

Katia Stathaki Një reklamë për Shqipërinë Përgjatë më shumë se një viti, që po drejton Vodafone Al...