Aktualitet

Shpërthim në një dyqan rrobash në Durrës, Policia: Janë shoqëruar disa persona

Në biznesin e Jonida Karabojës u vendos lëndë plasëse.

26 Nëntor 2022, 08:48 Nga A.B
Shpërthim në një dyqan rrobash në Durrës, Policia:
Policia

DURRËS- Policia ka shoqëruar disa persona në polici, të cilët mund të kenë dijeni për shpërthimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Durrës. Në biznesin e Jonida Karabojës u vendos lëndë plasëse. Forcat blu sqarojnë se lënda plasëse u vendos në qepenin e butikut, e për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të identifikuar dhe kapur autorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

jonida karaboja shperthim ne durres

Sondazh

Poll