Bota

'Vdekje arabëve', një grup izraelitësh sulmojnë gazetaren e 'France 24'

Grupi prej rreth 30 personash tentoi të pengonte transmetimin duke dalë para kamerës, ndërkohë që mes të rinjve dhe gazetares Awdeh pati një përleshje verbale. Disa përdorën shprehje të tilla si "Vdekje arabëve", "Arabët të shkojnë në Rusi", "Ky është një shpërthim arab".

25 Nëntor 2022, 17:43 Nga e.k
'Vdekje arabëve', një grup izraelitësh sulmojnë
Foto ilustruese

IZRAEL- Një incident është shënuar ditën e sotme në Kudsin perëndimor ku një gazetare e France 24 Leyla Aëwdeh u sulmua nga disa izraelitë fanatikë vetëm sepse fliste arabisht në vendin ku ndodhi një sulm i fuqishëm me bombë. Rajoni ndodhet prej dy ditësh nën sulme të vazhdueshme. Lajmi u bë i ditur nga mediat botërore.

Grupi prej rreth 30 personash tentoi të pengonte transmetimin duke dalë para kamerës, ndërkohë që mes të rinjve dhe gazetares Awdeh pati një përleshje verbale. Disa përdorën shprehje të tilla si "Vdekje arabëve", "Arabët të shkojnë në Rusi", "Ky është një shpërthim arab".

Në lajme thuhet se personat kanë goditur me grusht kameramanin e France 24 dhe kanë thyer trekëmbëshin e kamerës. Leyla Awwdeh u sulmua gjithashtu gjatë "Marshimit të Flamurit", kur kolonët fanatikë hebrenj sulmuan palestinezët dhe anëtarët e shtypit në maj. Policia izraelite njoftoi më 23 nëntor se sulme me bomba u kryen në dy stacione autobusësh në pika të veçanta në kryqëzimet Givat Shaul dhe Ramot të Kudsit Perëndimor, duke vrarë 1 izraelit dhe duke plagosur gjithsej 14 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritete ndaluan transmetimin deri në përfundim të hetimeve.

izrael leyla awwdeh

Sondazh

Poll