Bota

Me çfarë pasaporte shkoi Albin Kurti në Spanjë?

Kryeministri Kurti ka shkuar sot në Madrid, për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, si lider i Lëvizjes Vetëvendose dhe nuk dihet se si ka hyrë atje.

25 Nëntor 2022, 17:49 Nga k.m.
Me çfarë pasaporte shkoi Albin Kurti në Spanjë?
Pedro Sanchez dhe Albin Kurti

SPANJË- Kryeministri Albin Kurti ka shkuar sot në Spanjë, vendi ku shtetasit e Kosovës nuk mund të udhëtojnë as me viza Schengen. Kryeministri Kurti ka shkuar sot në Madrid, për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, si lider i Lëvizjes Vetëvendose dhe nuk dihet se si ka hyrë atje. Ndaj dhe udhëtimi i tij ka ngjallur dyshime se me çfarë pasaporte hyri në Spanjë?

Paparaci.com shkruan se e ka pyetur zyrën e Kurtit se me çfarë pasaporte ka udhëtuar ai në Spanjë, por zyrtarët e shumtë të qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen. Por përgjigjia duket se është më e thjeshtë. Kjo sepse kryeministri Albin Kurti ka dy shtetësi, të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në të kaluarën kur politikanët e Kososvës kanë udhëtuar në Spanjë, ky shtet u ka vendosur viza në një letër e jo në pasaportë. Njëjtë veprohet edhe me sportistë, artistë e qytetarë të tjerë Kosovës që duan të udhëtojnë në Spanjë. Spanja është angazhuar së fundmi brenda BE-së që ta bllokojë lëvizjen e qytetarëve të Kosovës duke mos u pajtuar që t’i hiqen vizat nga nëntori i 2023-s, kur hyn në fuqi sistemi ETIAS. Nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja është më striktja deri më tani. 

pedro sanchez albin kurti

Sondazh

Poll