Bota

Rusët bombardojnë spitalet në Kherson, pacientët mbeten në rrugë, nis evakuimi

Në të njëjtën kohë, Kryqi i Kuq njoftoi se ukrainasit vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përballen me sulmet ruse.  Violène de Rosier, zyrtarja e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRD) tha se presin një rritje të lëvizjes së popullsisë gjatë muajve të ardhshëm.

25 Nëntor 2022, 17:41 Nga d.a.

Rusët bombardojnë spitalet në Kherson, pacientët mbeten

UKRAINË- Pacientët e spitalit në Kherson po evakuojnë repartet për shkak të sulmeve ajrore "të vazhdueshme" ruse në qytetin jugor të Ukrainës, nga i cili forcat e Moskës u tërhoqën dy javë më parë, njoftoi guvernatori.

"Për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, ne po evakuojmë pacientët nga spitalet e Khersonit," tha për Telegram Jaroslav Yanushevich, kreu i administratës ushtarake të Khersonit.

Në të njëjtën kohë, Kryqi i Kuq njoftoi se ukrainasit vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përballen me sulmet ruse.  Violène de Rosier, zyrtarja e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRD) tha se presin një rritje të lëvizjes së popullsisë gjatë muajve të ardhshëm.

Zyra e OKB- së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se gjysma e Kievit mbeti pa energji elektrike dhe se presioni i ujit ishte shumë i ulët për ata që jetojnë në katet më të larta për të hyrë në rrjet. Situata është e ngjashme edhe në rajonet tjera, thanë zyrtarë të kësaj agjencie të OKB-së në Gjenevë.

Megjithatë, agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR njoftoi se nuk sheh një rritje të numrit të refugjatëve që largohen nga Ukraina. Sipas të dhënave të saj, deri më tani 4.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.

lufta ukraine-rusi jaroslav yanushevich

Sondazh

Poll