Bota

Aksident i si nëpër filma në SHBA, makina me sens të kundërt merr para 7 automjete, dy persona të vdekur, 16 të plagosur

Automjeti, një Dodge Charger, po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë në drejtim të gabuar në anën jugore të Çikagos rreth orës 5 pasdite.

25 Nëntor 2022, 08:28 Nga I.A
Aksident i si nëpër filma në SHBA, makina me sens të
Pamje nga aksidenti

SHBA- Një makinë që po kalonte me shpejtësi në një rrugë të Çikagos në drejtim të gabuar të mërkurën u përplas me disa automjete të tjera në një kryqëzim, duke vrarë dy pasagjerët e saj dhe duke plagosur 16 persona të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë. Automjeti, një Dodge Charger, po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë në drejtim të gabuar në anën jugore të Çikagos rreth orës 5 pasdite.

Makina goditi shtatë automjete të tjera kur hyri në kryqëzim dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes. Dy pasagjerët e saj u vranë. 16 personat e plagosur u dërguan në spitalet e zonës. Deri të enjten në mëngjes, 11 persona ishin ende në spitale -- gjashtë në gjendje të mirë dhe pesë në gjendje pak më të rëndë. Në mesin e të shtruarve në spital ishin një vajzë dhjetë muajsh, një tjetër katër vjeç dhe një djalë gjashtë vjeç.

Makina ishte raportuar e vjedhur në Markham, një periferi jugore e Çikagos, më herët të mërkurën dhe një pushkë e gjatë u gjet brenda automjetit, e cila dyshohet se është përdorur për të marrë mjetin.

aksident në shba

Sondazh

Poll