Bota

Nuk e dua as të tijët, momenti kur liderët e ish-BRSS distancohen nga Putin gjatë Samitit të CSTO

Duket se edhe kryeministri armen, Nikol Pashininan, u përpoq të distancohej nga Putini gjatë një sesioni fotografik në periferi të takimit. Një video e Pashinyanit duke u larguar sa më larg Putinit u bë virale në internet.

24 Nëntor 2022, 20:12 Nga d.a.
Nuk e dua as të tijët, momenti kur liderët e ish-BRSS distancohen
Lideret e CSTO

ARMENI- Parlamenti Evropian votoi të mërkurën një rezolutë jodetyruese që e shpall Rusinë një "shtetëror sponsor të terrorizmit" pikërisht kur Vladimir Putin mbërriti në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë, për një takim të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), aleancës kolektive ushtarake të Rusisë. Atje ai u prit nga protesta dhe as drejtuesit rajonalë nuk dukeshin shumë të lumtur për të.

Rezistenca ndaj Putinit po rritet edhe në rajone të tjera, madje edhe në vendet që Rusia i konsideron aleate. Të mërkurën, presidenti rus u përshëndet nga qindra protestues në Armeni, duke mbajtur pishtarë të ndezur, pankarta ku shkruhej "jo luftë" dhe "vrasësi Putin" dhe flamujt e Armenisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Duket se edhe kryeministri armen, Nikol Pashininan, u përpoq të distancohej nga Putini gjatë një sesioni fotografik në periferi të takimit. Një video e Pashinyanit duke u larguar sa më larg Putinit u bë virale në internet.

Sjellja e tij dukej shumë më pak intime se ajo e vizitës së fundit të Putinit në Armeni në vitin 2019, kur Pashinyan bëri një selfie me Putinin. Përveç Pashinyan, liderë të tjerë, si presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, duket se po e injoronin Putinin.

Pashinyan, natyrisht, ka arsye të tjera për t'u distancuar nga Putini. Kryeministri armen në të kaluarën ka shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si CSTO e udhëhequr nga Rusia i ka trajtuar luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë këtë vjeshtë.

vladimir putin nikol pashinyan

Sondazh

Poll