Bota

Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 50 robër lufte secili, 1 mijë që nga fillimi i luftës

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ka liruar 50 ushtarë rusë të kapur. Andriy Yermak, kreu i administratës së presidentit ukrainas, njoftoi se Ukraina mori 48 ushtarë dhe dy oficerë.

24 Nëntor 2022, 19:04 Nga d.a.
Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 50 robër lufte secili, 1 mijë
Ukraine

UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë kryer të fundit në një seri shkëmbimesh të të burgosurve të luftës, me të dyja palët duke dorëzuar nga 50 persona secila, thanë zyrtarët në Kiev dhe Moskë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ka liruar 50 ushtarë rusë të kapur. Andriy Yermak, kreu i administratës së presidentit ukrainas, njoftoi se Ukraina mori 48 ushtarë dhe dy oficerë.

"Ne arritëm të kthejmë 19 mbrojtës të Mariupolit, si dhe 15 të burgosur nga termocentrali bërthamor në Çernobil dhe shtatë nga ishulli i gjarpërinjve," tha Jermak.

Kievi dhe Moska deri më tani kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte që nga fillimi i konfliktit në 24 shkurt.

lufta ukraine-rusi rusia dhe ukraina shkembejne te burgosur andriy yermak

Sondazh

Poll