Bota

Sulmi në klubin kulturor, Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes respektimit të bullgarëve

Radev theksoi se sulmi ndaj klubit bullgar është i papranueshëm dhe e konsideron atë një akt agresioni, të cilin, sipas tij, po e bën në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve me dekada.

24 Nëntor 2022, 20:00 Nga d.a.
Sulmi në klubin kulturor, Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut
Radev

BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev ka folur rreth sulmit të klubit kulturor bullgar “Cari Borisi i Tretë” në Maqedoninë e Veriut.

Radev theksoi se sulmi ndaj klubit bullgar është i papranueshëm dhe e konsideron atë një akt agresioni, të cilin, sipas tij, po e bën në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve me dekada.

Radev thase udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqëria duhet të kuptojnë se rruga drejt BE-së kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare.

Presidenti bullgar Rumen Radev shtoi se ka pasur presion të madh ndaj Bullgarisë për të lejuar pa kushte Republikën e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Ai shtoi se dy herë vendosi veto dhe e ngriti çështjen para aleatëve dhe partnerëve të Bullgarisë në Bashkimin Evropian për të drejtat e bullgarëve në RMV.

rumen radev marredheniet bullgari-maqedoni

Sondazh

Poll